Kronikë

Aksident TRAGJIK në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje peshkatarin

Shkruar nga Liberale

Aksident TRAGJIK në Durrës, 16-vjeçari përplas për

Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami. Mësohet se ai ka qenë peshkatar amator që po gjuante peshk në ligatinën e Fllakës

Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit, 16-vjeçari me iniciale K. B., nuk ka dëmtime shëndetësore, teksa nuk kishte as leje drejtimi. Makina që drejtonte i mituri ka përfunduar në ujë.

Mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke aksidentuar peshkatarin amator dhe përfunduar në ligatinë.

Për shkak të dinamikës dyshohet mos ka aksidentuar dhe ndonjë peshkatar tjetër që ka përfunduar në ujë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH