Kronikë

"Më ka dërguar Altin Dumani" . Paraqitej në Kadastër si prokuror i SPAK-ut dhe merrte dokumente, arrestohet 49-vjeçari

Shkruar nga Liberale
"Më ka dërguar Altin Dumani" . Paraqitej në

jykata e Apelit la në burg një 49-vjeçar nën akuzë për mashtrim, pasi u prezantua si prokuror i SPAK, që sipas tij, e kishte dërguar kryeprokurori Altin Dumani për ta hetuar.

Pas arrestimit, Alban Muço, i dyshuar për mashtrim dhe përvetësim të titullit, kishte kërkuar në gjykatë një masë më të lehtë, por u refuzua nga gjyqtari i Apelit, Sokol Pina.

Në vendimin që TCH disponon, tregohet se si prokurori i rremë ishte paraqitur pranë agjencisë së Kadastrës në Berat dhe ka kërkuar disa dokumenta. E kthyer në një dëshmitare për grupin e hetimit, Osiana Zaimi, drejtoreshë e ASHK Berat, tregon se si e priti prokurorin që kërkoi takim në zyrë.


Jam prokuror i SPAK,” – i tha Muço – “dhe kam ardhur me porosi të eprorit për të verifikuar denoncimin e një shtetaseje.”

Për këtë arsye, prokurori i rremë ka kërkuar nëse ASHK Berat posedonte apo jo dokumente pronësie të denoncueses.

Siç rezulton në dosje, drejtoresha ia ka vendosur në dispozicion menjëherë dosjen e AMTP-ve, të cilën në përfundim prokurori i rremë ka përpiluar një procesverbal me shkrim dore, të cilin drejtoresha e ka protokolluar.

Prokurori i SPAK, siç shprehet zyrtarja, e ka informuar se në vazhdim ai do të udhëtonte drejt Skraparit për të hetuar pronat e një avokati.

Drejtoresha ka filluar të dyshojë vetëm kur prokurori i rremë i SPAK është larguar nga zyra dhe ajo është kujtuar se prokurori i SPAK nuk i kishte paraqitur dokument identifikimi, dhe për më tepër, ajo nuk kishte dëgjuar asnjëherë se Alban Muço punonte prokuror në SPAK.

Për këtë arsye, siç kuptohet nga fashikulli, janë pyetur disa dëshmitarë, ndër të cilët edhe dy të rinj që ishin shoferë të punësuar nga prokurori i rremë.

Të njëjtin mashtrim si në Berat, prokurori i rremë i SPAK, Muço, e ka vazhduar edhe në Skrapar, sikurse dëshmon një tjetër zyrtar përgjegjës në ASHK Skrapar, identifikuar si Florian Mëno.

Në këtë rast, zyrtari është marrë në pyetje nga Alban Muço për pyllin e Bogovës, dhe pas përpilimit të një procesverbali, është larguar.

Veç shqyrtimit të bisedave në aplikacionin WhatsApp, prokurorët po shqyrtojnë edhe telefonin.

Të vetmit që kanë dyshuar se personi që kishin përballë nuk ishte një prokuror dhe aq më tepër i SPAK, kanë qenë një çift që zotëron një agjenci imobiliare. Ata u kontaktuan prej të akuzuarit për një banesë me qera.

I kanë vendosur përpara kontratën dhe kushtet e saj dhe kur çifti ka nisur ta pyeste Muçon, ai ka reaguar: “Jam prokuror i SPAK nga ata të paravijës.” I ndodhur përpara dyshimeve, ai ka pyetur: “S’ua mbush syrin?”.

Por ndryshe nga ata që punojnë në shtet, për çiftin rëndësi kishte vetëm pagesa e qerasë dhe kontrata, të cilën mashtruesi e ka përmbushur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH