Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Goxharën, i cili plagosi Lorenc Kostën më 19 Gusht.
Mësohet se arsyetimi i Goxharës se ka qenë në situatë gjaknxehtësie nuk e bindi gjykatën për një masë më të butë, në vendimin e dhënë më 17 shtator.
Si ndodhi ngjarja?
Goxhara ndërmori aktin e rëndë pas dyshimeve se bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me shefin e saj të zyrës Lorenc Kosta.
Aktualisht ndaj Goxharës hetuesit kanë ngritur akuzën vrasje me paramendim e mbetur në tentative.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës së 19 gushtit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Goxhara qëlloi me gjakftohtësi në drejtim të Kostës, duke e plagosur rëndë në pjesën e barkut dhe të gjymtyrëve.
Në momentin që efektivi e ka qëlluar me 6 plumba, ka nxjerrë telefonin duke i bërë video të plagosurit, pamje të cilat më pas i ka shpërndarë tek të afërmit e tij.