Kronikë

Plagosi me thikë shokun e tij, arrestohet i mituri në Mat

Shkruar nga Liberale
Plagosi me thikë shokun e tij, arrestohet i mituri në Mat

Është arrestuar nga policia 18-vjeçari i cili një ditë më parë plagosi me thikë 17-vjeçarin Donald Lepuri.

Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz të Matit pas një konflikti çasti.

18-vjeçari, banues në Laç, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

17-vjeçari i plagosur u transportua me helikopterë drejt Traumës ditën e djeshme. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe sipas informacioneve të ardhura nga policia është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH