Një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë mesnatën e të hënës një 37-vjeçar.
I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar thika me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
“Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit”.