Kronikë

Përplaset me murin anësor të rrugës, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Shkruar nga Liberale

Përplaset me murin anësor të rrugës, plagoset

Drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin dhe u përplas me murin anësor të rrugës.

Aksidenti ndodhi paraditen e të shtunës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH