Kronikë

Një i plagosur me armë zjarri në Shkodër, ja çfarë thotë policia

Shkruar nga Liberale

Një i plagosur me armë zjarri në Shkodër, ja

Policia e qarkut Shkodër njofton se ka ndodhur një plagosje me armë zjarri këtë mbrëmje në malin e Kolajve, Velipojë të Shkodrës.

Sipas informacioneve nga burime policore mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka. Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve. I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.

Njoftimi i Policisë Shkodër - Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH