Kronikë

EMRAT/ Ngjarje TRAGJIKE në Fushë Kuqe. Zetori bie në kanal, ndërrojnë jetë dy persona

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Ngjarje TRAGJIKE në Fushë Kuqe. Zetori bie në kanal,

Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe.

Viktimat janë Ismajl Ismaili drejtues i mjetit bujqësor 60-vjeç banues në Fushe-Kuqe dhe Gjin Muhaj 21-vjeç banues në Mirditë. Shoferi dhe pasagjeri gjetën vdekjen e menjëhershme, pasi u zunë poshte nga zetori i cili u përmbys në kanalin me ujë.

Ishin banorë të zonës të cilët kanë konstatuar aksidentin dhe kanë tentuar tju japin ndihmën e parë dy përsonave, por ata u gjetën në kanal pa shenja jete.

Dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH