Kronikë

Çmendet shqiptari, godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Shkruar nga Liberale

Çmendet shqiptari, godet gruan me çekiç dhe i këput

Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli.

55-vjeçari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë.

Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit.

Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij.

Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH