Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, pasi një makinë është përplasur me motorin dhe për pasojë një person ka ngelur i plagosur.
Sipas raportimeve ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen nr. 18 Korçë.
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:30, në lagjen nr. 18 Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen O. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin T. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar në këmbë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave dhe shkakut të aksidentit.