Babai i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e bashkëshortit të saj, Pëllumb Metës, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas ngjarjes. Ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa tregon se vajza nuk është në gjendje të flasë.
Mes të tjerash ai tha se ata, duke nënkuptuar fajtorët e mundshëm të ngjarjes, të qëndrojnë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë.
“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim” – tha ai.