Një turiste 70-vjeçare ka ndërruar jetë papritur sot në Butrint.
Yvone Boer 70 vjeç nga Hollanda ishte me një grup turistësh hollandeze paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik.
Kur turistët janë ngjitur lart në Kala ajo nuk është ndjerë mirë.
Menjëherë është njoftuar ambulanca ku fillimisht është dërguar në ambulancën e Ksamilit e më pas në urgjencën në Sarandë.
Sipas bluzave të bardha 70 vjeçarja e huaj dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë ligjore.