Kronikë

FOTO E DITËS: Qytetarë të shumtë mbajnë pankarta dhe tullumbace të bardha para pallatit ku jetonte Iliria Sula

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Qytetarë të shumtë mbajnë pankarta dhe

Shqiptarja Ilaria Sula e cila u vra nga ish i dashuri filipinez në Itali u përcoll një ditë më parë për në banesën e fundit nga familjarët, miq dhe qinjda-mijëra qytetarë. 

Ceremonia mortore për 22-vjeçaren u zhvillua në Terni, në qytezën ku familja Sula banon prej vitesh, pranë Romës nga ku i dhanë lamtumirën vajzës së tyre, e cila u vra mizorisht nga ish-partneri, një krim që tronditi Italinë dhe opinionin publik.

Në nder të 22 vjeçares, me dhjetëra kurora me lule, mesazhe prekëse, pankarta dhe tullumbace të bardha dhe të kuqe u vendosën përpara pallatit ku jetonte Ilaria, nga qytetarë të shumtë. 

"Mjaft më dhunës ndaj grave", ishte pankarta e vendosur nga grupi "Intaccati", tifozët ultras të skuadrës Ternana, përballë shtëpisë së familjes Sula në viale dello Stadio, në Terni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH