Kronikë

EMRI/ Ishte arrestuar me armë edhe në 2022, ja kush qëlloi sot në Rinas drejt patrullës së policisë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Ishte arrestuar me armë edhe në 2022, ja kush qëlloi sot

Policia ka marrë mbrëmjen e sotme informacion se një person ka qenë i armatosur në afërsi të Rinasit mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe ka shkuar për kapjen e tij. Por në momentin qe i janë afruar, dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk raportohet për efektivë të lënduar. Ndërkohë autori i dyshuar, i identifikuar si Klajdi Buza, është vënë në pranga, dhe sipas informacioneve rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas të dhënave ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH