Gjykata e Posaçme ka dënuar me 127 vite burg në total 5 të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë.
Mësohet se Ernejt Shyti i cili qëlloi për vdekje Sofinë dhe bashkëpunoi me prokurorinë për të zbardhur ngjarjen, u dënua me 7 vite heqje lirie.
Ndërsa 4 personat e tjerë, Skënder Vathi, Bujar Leza, Leonard Xhixha e Xhuljano Visha u dënuan me 30 vite burg.
Procesi për Jemin Sherrën që dyshohet si porositës për vrasjen e Sofisë është veçuar për shkak se rezulton ende në kërkim.
Kujtojmë se Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ndoq nga autori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet.
Ai ishte i veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID dhe pasi ka kryer krimin, është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës.