Kronikë

E RËNDË në Mat/ I vuri zjarrin tokës por u dogj dhe vetë, humb jetën një person

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Mat/ I vuri zjarrin tokës por u dogj dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e djegies nga flakët, në Zenisht të Matit. 75-vjeçari i vuri zjarrin tokës për të djegur disa shkurre, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai u dogj edhe vetë.

Ndonëse 75-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH