Kronikë

E RËNDË! Dy të mitur godasin për VDEKJE 17-vjeçarin shqiptar, për të humbur gjurmët shkojnë dhe notojnë në det

Shkruar nga Liberale

E RËNDË! Dy të mitur godasin për VDEKJE 17-vjeçarin

Një ngjarje e rëdë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë.

Mediet fqinje bëjnë me dije se dy autorët janë të mitur dhe janë arrestuar.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ata raportohet se kanë shkuar për të notuar në det.

Goditja me thikë duket se ka ardhur pas një debati, por arsyet nuk janë ende të qarta. Duket se shkak ka qenë një borxh, por ende nuk është e qartë nëse lidhej me tregtimin e drogës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe kufoma është gjetur në orët e vona të mbrëmjes, në parkun Baden Powell në qendër të Peskarës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH