Një 48 vjeçare është plagosur rëndë më thikë nga bashkëshorti i saj në qytetin e Elbasanit.
Burimet e para thanë se 53-vjeçari, Arianit Berati, e ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, të këtij qyteti.
48-vjeçarja është në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e saj ende nuk dihet.
Nga të njëjtët burime është mësuar se autori e kishte pritur bashkëshorten e tij tek dera, ku më pas e ka qëlluar me thikë.