Gjykata kundër terrorizmit në qytetin lindor pakistanez Jaranwala ka dënuar me vdekje një të krishterë 36-vjeçar për blasfemi të dyshuar, tha sot avokati i tij Akmal Bati.
“Ne do ta apelojmë vendimin në Gjykatën e Lartë”, i tha Bati Reuters.
Një burrë është dënuar për blasfemi me akuzat se ka përdhosur librin e shenjtë mysliman, Kuranin, një pretendim që nxiti sulmet ndaj një vendbanimi të krishterë në Pakistan në vitin 2023, kur qindra shtëpive dhe kishave u dogjën dhe mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, sipas Reuters.
Në Pakistan, blasfemia dënohet me vdekje, dhe megjithëse shteti nuk ka ekzekutuar zyrtarisht askënd për të, shumë të akuzuar janë linçuar për vdekje nga turmat.
Në Karaçi të premten, një turmë prej 100-200 vetësh rrahën për vdekje me tulla dhe shkopinj një burrë, një anëtar i grupit musliman ahmedian, i cili ishte pronar i një punishteje makinash.