Detaje të reja bëhen të ditura nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur shtetasi Zamir Kalemi.
Burime për mediet bëjnë me diej se autorët e kanë ndjekur objektivin e tyre për disa orë më radhë, derisa e qëlluan, por që atentati iu dështoi.
Ekspertët kanë gjetur në vendngjarje 13 gëzhoja automatiku, ndërsa autorët që e dogjën mjetin tip “Nissan” në Bërzhitë, kanë përdorur targha të vjedhura për kryerjen e atentatit, që më herët ishin denoncuar të humbura në Tiranë.
Gjithashtu distanca nga e cila autorët kanë qëlluar ishte e shkurtër, ndërsa makina me të cilën lëvizte Kalemi është përplasur edhe me trafikndarësen.
Ky i fundit u dërgua në spital ku iu nënshtrua operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve rezulton se Zamir Kalemi i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë, duke devijuar automjetin dhe është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.