Kronikë

Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, ishte në gjendje të dehur

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, humb kontrollin e

 

Policia e Korçës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, ai ishte në gjendje të dehur.


Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 24 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në rrugën “Bilisht-Miras”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH