Kronikë

Aksident në superstradën Lezhë – Milot, plagosen 2 persona

Shkruar nga Liberale
Aksident në superstradën Lezhë – Milot, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Gajushit.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të plagosurit, Xh. Sh. dhe M. T., ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident dhe u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH