Në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas e konkretisht afër lokalit ''Nord park'' ka ndodhur një aksident i rëndë.
Dy makina njëra Volkswagen e tjetra fuoristrada Benz janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë plagosur tre veta ku njeri prej tyre është dërguar ne spitalin e mësohet se është ne gjendje te rende.
Shkaku i aksidentit dyshohet se është tentativa për parakalim e ndihmuar edhe nga lagështira.