Kronikë

Aksident TRAGJIK në aksin Lezhë-Shëngjin/ Humb jetën 30-vjeçari, një grua mbetet e plagosur rëndë

Shkruar nga Liberale

Aksident TRAGJIK në aksin Lezhë-Shëngjin/ Humb jetën

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.

Shtetasi që humbi jetën është identifikuar si Paulin Zefi, rreth 30 vjeç. Ai ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Audi” në momentin kur është përplasur me një kamion.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dhe një grua, shtetësja Zh.H., 40 vjeçe, pasagjere në mjetin “Audi”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë. Po ashtu, u plagos edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi Xh. D.

Dy të plagosurit ndodhet në spitalin e Lezhës, nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.

Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH