Kronikë

20 persona lënë sot ambientet e parab*urgimit në Vlorë, 5 përfitojnë ulje dënimi/ Nis zbatimi i amnistisë penale

Shkruar nga Liberale

20 persona lënë sot ambientet e parab*urgimit në Vlorë, 5

Në ambientet e IEVP Vlorë ndodhen 35 persona që vuajnë dënimin pasi kanë marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat.

25 persona përfitojnë nga amnistia penale në paraburgimin e Vlorës.

Nga këta 20 persona lënë sot ambientet e burgut ndërsa 5 përfitojnë ulje dënimi.

Ndërkohë nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona. Kjo e konfirmuar pak ditë më parë edhe nga drejtori i Shërbimit të provës në Vlorë.

Kujtojmë që amnistia penale u votua më 4 Prill në Kuvend me 116 vota pro. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH