Kronikë

15-vjeçari i plagosur me armë zjarri mbërrin te TRAUMA, policia NJOFTIM për ngjarjen

Shkruar nga Liberale

15-vjeçari i plagosur me armë zjarri mbërrin te TRAUMA, policia

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, në Fushë-Mëzez.

Policia thotë se ai është paraqitur mbrëmjen e sotme në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Njoftim i policisë:

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH