Ekonomi

Të dhënat e fundit të Bankës QËNDRORE! Pse po bie Euro në prag të sezonit të ri turistik (dhe çfarë pritet)

Shkruar nga Liberale

Të dhënat e fundit të Bankës QËNDRORE! Pse po bie Euro

“Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë”, shpjegon Banka e Shqipërisë në vlerësimet e saj të Kursit të Këmbimit Valutor.

Në përditësimin e fundit vihet re një rënie e të gjitha monedhave të huaja, kryesisht e Euros dhe e Dollarit. Prej një viti, Euro nuk ka rënë nën vlerën 1/100, por pas rënies drastike nuk është rritur.

Një ofertë më e madhe e valutës së huaj, me ardhjen e turistëve në prag të sezonit, pas rënies së fundit, do të thotë se zhvlerësimi i Euros pritet të jetë ndoshta historik.

Edhe pse janë dëmtuar shumë biznese prodhuese dhe eksportuese, rënia drastike e Euros ka ndihmuar kryesisht qeverinë në shlyerjen e borxhit që është marrë vitet e fundit, në tregjet e huaja.  

Sipas vlerësimit më të fundit nga Banka e Shqipërisë, së cilës i referohen pikat e këmbimit valutor dhe pritet të reflektohet në orët e ardhshme, të gjitha monedhat e huaja kanë pësuar rënie në krahasim me Lekun.

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të hënën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,13 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,25 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 94.44 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 102.26 lekë. Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 119.25 lekë ose 0.22 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 104.33 lekë ose 0.41 lekë më pak se ditën e premte.

Të dhënat e fundit të Bankës QËNDRORE! Pse po bie Euro

 

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH