Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Më në fund ka një plan për të frenuar rënien e LINDSHMËRISË! Të ardhurat që do të përfitohen në 5 vite

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS:  Më në fund ka një plan për të

Burokracitë konsiderohen një ndër pengesat kryesore të zhvillimit të vendit tonë, ndërkohë që vetëm përmes politikave efikase mund të frenohet drama e rënies së lindshmërisë në vendin tonë.

Si ndryshim pozitiv është edhe vendimi i fundit ndonëse i pamjaftueshëm: Nga 1 janari 2026, bonusit të bebeve, në vend të çekut që jepet një herë në lindje, prindërit do të përfitojnë një shumë mujore për çdo fëmijë deri në moshën pesë vjeç.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2025 në vendin tonë u regjistruan 4.662 lindje, duke rënë me mbi 14% krahasuar me vitin e kaluar. Më 2024, në të gjithë vendin, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Bashkimi Evropian, si krahasim, shënoi rënien më të madhe vjetore të lindjeve të regjistruara ndonjëherë, në vitin 2023, me një rënie prej 5.5 për qind, rënie që ka vijuar edhe gjatë vitit të fundit.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, lindjet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së ranë nga 3,879,509 në vitin 2022 në 3,665,142 në vitin 2023.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja rënie.
Shkalla e lindjeve në BE në vitin 2023 është gjithashtu më e ulëta në 10 vjet, duke mbetur nën objektivin prej 4 milionësh të parashikuar në parashikimet afatgjata të popullsisë së Eurostat, Instituti Europian i Statistikave.

Vendet tona fqinje, Italia, Spanja, Greqia, me të ardhura shumë herë më larta, por edhe ato baltike, Lituania dhe Letonia panë normat më të ulëta në vitin 2023 dhe 2024 në lindje për 1,000 banorë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2024, Italia njohu normën më të ulët mesatare të lindjeve me 6.5 lindje për 1,000 banorë.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) paralajmëron se vendet europiane duhet të përshtasin strategjitë e tyre të politikave me një 'të ardhme të re me lindshmëri të ulët'.

Ekspertët besojnë se rënia e shkallës së lindjeve mund të jetë nxitur nga faktorë të tillë si shqetësimet për ndryshimet klimatike, pandemia dhe rritja  e lartë e inflacionit. Jeta duke u bërë gjithnjë e më e papërballueshme nga rritja e kostovs ka detyruar shumë çifte të heqin dorë nga sjellja në jetë e një fëmije.

OECD sugjeron që një qasje proaktive ndaj migrimit dhe integrimit, së bashku me përmirësimin e aksesit në punësim për grupet e nën-përfaqësuara, pra ato në nevojë, mund të ndihmojë në trajtimin e këtij problemi. Dhe kjo mund të jetë politika më efikase për Shqipërinë.
Pra, punësimi dhe politika sociale në ndihmë të familjeve të reja, nga strehimi, ndihma për fëmijët, dhe politikat konkrete, siç ishte vendimi më i fundit:

Pagesat sipas planit për 5 vite duke nisur nga viti 2026 në Shqipëri:
Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60.000 lekë/vit)
Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84.000 lekë/vit)
Fëmija i tretë e më shumë: 10.000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit).
Ndonëse mbetet e paqartë nëse do të përfitojnë fëmijët e lindur gjatë vitit 2025, nisma mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm për të frenuar rënien e lindjeve në vendin tonë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH