Ekonomi

Kopertina e THE ECONOMIST: Elon Musk po e reformon qeverinë apo po e shkatërron atë?

Shkruar nga Liberale

Kopertina e THE ECONOMIST: Elon Musk po e reformon qeverinë apo po e

Në përmbledhjen e analizës kryesore të javës, THE Economist" shkruan se nga përpjekjet për të përmirësuar qeverisjen amerikane nga ana e Elon Musk "deri më tani, ka më shumë shkatërrim sesa krijim."

"Pranë udhëtimit në hapësirë, ribërja e qeverisë tingëllon gjë e lehtë. Elon Musk e koncepton veten si shpëtimtarin e njerëzimit, i cili do t'i dërgojë njerëzit në Mars si një prelud për ta bërë njerëzimin një specie shumëplanetare".

"Por nga të gjitha gjërat që Presidenti Donald Trump ka bërë në SHBA që nga inaugurimi i tij si president në janar, vendosja e DOG-ut (Departamenti i Efiçencës së Qeverisë) nën Elon Musk ka rezultuar të jetë më polarizuese.
Njeriu më i pasur në botë është i lartësuar nga disa (analistë) si një gjeni altruist dhe i urryer nga të tjerët si një zuzar që merret më shumë me veten".

"A është ai duke e ribërë qeverinë, apo duke e shkatërruar atë?" - është pyetja që shtron në përmbledhjen e analizës kryesore të javës "The Economist".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH