Ekonomi

380 milionë euro shpenzuan të huajt për prona në Shqipëri, në vitin 2024. Interes më i lartë në Tiranë dhe zonat bregdetare

Shkruar nga Liberale

380 milionë euro shpenzuan të huajt për prona në

Blerja e pronave në Shqipëri mbetet alternativa më e leverdishme për investim nga të huajt, por një kërkesë më e lartë është një tjetër faktor që ndikon në çmimet gati të papërballueshme për popullsinë vendase, veçanërisht për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.

Shifrat konfirmojnë se edhe për vitin 2024, blerja e pasurive të patundshme ka udhëhequr investimet e huaja në vendin tonë.

Sipas statistikave, në 2024 investimi në tregun e shit-blerjes së pasurive arriti në 380 milion euro nga 325 që ishte kjo shifër në vitin 2023, ose 17 % më shumë.

Në tre vitet e fundit të huajt janë fokusuar në blerjen e apartamenteve apo vilave, në Tiranë, por më së shumti në bregdet. Kjo ka bërë që çmimi i pronave të rritet ndjeshëm në këto zona.

Blerja e pronave më së shumti është një alternativë për t’i lënë ato me qira për sezonin turistik, ku Shqipëria po mirëpret gati 10 milion turistë në vit. Nëse do tu referohemi të dhënave në vitin që lamë pas, u regjistruan në agjencinë e kadastrës 31 mijë e 200 kontrata shit-blerje pronash, shifra është 12.5% më pak se vitit 2023.

Por në të vërtetë shumë prej blerjeve mbyllen fillimisht me kontrata porosie, të cilat në një fazë të dytë konkretizohen me shitje.

Në total stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të patundshme arriti në 2 miliard euro. Në këto shifra ndikim ka edhe kursi i këmbimit apo dhe rritja e çmimeve në tërësi në ndërtim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH