Monedha europiane ka vijuar të humbasë ndjeshëm terren në tregun valutor duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë.
“Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nëncmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtëpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro.”, shprehet eksperte ekonomie.
Ja me sa blihet dhe shiten sot monedhat kryesore në tregun tonë valutor
Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.
“Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.
Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.
ECURIA E EUROS
Mars 2024 102.93 lekë
Mars 2025 98.96 lekë
TREGU VALUTOR
Dollari 91.36 lekë
Paundi britanik 118.15 lekë
Franga zviceriane 103.61 lekë