Ekonomi

32 për qind më shumë turistë të huaj në muajin shkurt, por dhomat në hotele shfrytëzohen më pak

Shkruar nga Liberale

32 për qind më shumë turistë të huaj në muajin

Muaji Shkurt shënoi sërish rritje të numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve në hotele dhe struktura të tjera akomoduese, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por paradoksalisht ka rënë shfrytëzimi i dhomave të hoteleve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Instituti i Statistikave, gjatë muajit të dytë këtij në këto struktura pati 29,9 % më shumë vizitorë. Prej tyre ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 32,2 % dhe rezidentë 26,4 %.

Ndërkohë net-qëndrimet u rritën me 34,2 %. Ato nga jo-rezidentët u rritën me 35,4 %, ndërsa ato nga rezidentët me 32,0 %. Por norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ra në 16,5 %, krahasuar me 16,7 % që ishte në Shkurt 2024, çka do të thotë se shumica e turistëve të huaj vijnë në Tiranë dhe marrin banesa me qira.

INSTAT raporton se rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare me 29,0 %.

Shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia dhe pas tyre vijnë ata nga Kosova, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH