Shqipëri

"Arsimi në krahinën e Ishmit 1912-1944", publikohet libri i ri studimor i autorit Agim Lika

Shkruar nga Liberale

"Arsimi në krahinën e Ishmit 1912-1944", publikohet libri i
Një studim i mirëfilltë historik e shkencor për zhvillimin e arsimit fillor në krahinën e Ishmit, rrethi i Durrësit. Autori hedh dritë për një periudhë 31 vjeçare të zhvillimit të arsimit, që nga fillesat e saj.


"Arsimi në krahinën e Ishmit 1912-1944" është titulli i librit me karakter studimor e shkencor, i autorit Agim Lika me redaktor studiuesin dhe hulumtuesin Kujtim Xhebexhiu, i cili thotë: "Autori punon me parimin “Historia nuk bëhet me biseda, intervista apo kujtime njerëzish”, por kjo s’do të thotë se Agimi nuk i vlerëson këto, përkundrazi i respekton mendimet dhe njohuritë e më të moshuarve, por kërkon që, ajo që shkruhet njëherë, t'mos rishkruhet për arsye pasaktësish".

Librin është botuar në shtypshkronjën Mileniumi i ri. Poeti dhe studiuesi Agim Lika, vjen me këtë libër pas botimit të tre librave të tjerë të titulluar: "Malikajt e Shetajve dhe pasardhësit e tyre", një përmbledhje me karakter historik të gjenezës familjare të Malikëve. Pas këtij libri autori vjen para lexuesit me dy vëllime me poezi të titulluar; "Si hëna e kristaltë" dhe "Vendlindja e harruar". Edhe në vargjet e poezive ai përcjell mesazhe domethënëse për vendlindjen dhe për dashurinë.

Ky studim, që na vjen sot në dorë, është punuar me kujdes dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie e me profesionalizëm dhe pasuron fondin e librit për arsimin jo vetëm në rang krahine, por edhe në rang rrethi e qarku. Për nga mënyra e punimit dhe metoda e ndjekur, vlera e studimit i kapërcen kufijtë e mësipërm.

Libri në fjalë, nuk është thjesht një shfletim dokumentesh, por mbart dhe vlera gjuhësore, artistike, stilistike. Stili i autorit është origjinal, me një fjalor të pasur e të pastër dhe i shprehur qartë.
Nëpërmjet burimeve arkivore autori na sjellë mjaft fakte të pakontestueshme që i shërbejnë gjithë banorëve të kësaj krahine, për ta njohur me themel historinë e arsimit fillor dhe jo vetëm, në këtë periudhë të paeksploruar më parë nga asnjë botues tjetër.
Faktet dhe dokumentet ilustruese i japin vlera të padiskutueshme këtij botimi, që unë do ta vlerësoja më tepër se kaq.

Sikundër kuptohet dhe nga titulli, Agimi ka zgjedhur të sjellë jo të gjithë historinë e arsimit në Krahinën e Ishmit, por një pjesë të saj, në periudhën 1912 - 1944, pikërisht atë pjesë të historisë,të pazbardhur deri në fund, nga autorë të tjerë. Autori duket krejtësisht i orientuar, po të kemi parasysh periudhën që ka marrë në studim.
Libri me karakter studimor, për arsimin në krahinën e Ishmit është një risi që sjell autori. Ai është i ndërtuar prej 4 kapituj.
Në Kapitillin e I-rë, trajtohet "Arsimi në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarsisë", ku hidhet dritë mbi rrugëtimin e arsimit dhe shkollave shqipe nga shekulli i XI deri në të XX-tin, ku trajtohet historia e arsimimit pas Shpalljes së Pavarësisë, arsimimi fillor në Ishëm pas Luftës së Parë Botërore dhe shkolla fillore Ishëm e shkolla fillore Bizë të Prefekturës Durrës.
Në Kapitullin e Dytë autori bazuar në fakte e dokumente arkivore, hedh dritë mbi vështrimin historik të arsimit për shkollën fillore Ishëm të viteve 1913-1944, e cila u hap me 4 Mars 1913 dhe që njihet si shkolla e parë shqipe, e hapur për herë të parë në rrethin e Durrësit. Po ashtu autori hedh dritë për herë të parë për shkollën fillore Bizë që u hap në vitin 1913 dhe që konsiderohet një informacion i ri i pa njohur më parë dhe konsiderohet si një risi. Gjithashtu në këtë kapitull trajtohet edhe zhvillimi i procesit mësimor (1931-1932).
Në Kapitullin e Tretë autori trajton bazën ligjore, ju është mbështetur Arsimi në periudhën (1912-1944), ku u vendos gjuha shqipe gjuhë zyrtare dhe përdorimi i saj i detyrueshëm. Si dhe dhe vendimet e Ligjet e dala për arsimin në Kongresin e Lushnjës, viti 1920 dhe Parlamentit të Republikës së Mbretërisë (Monarkisë) (1925-1939).
Në kapitullin i Katërt është ndalur dhe ka trajtuar procesin mësimor, duke evidentuar mësuesit që kontribuon për zhvillimin e arsimit fillor në Ishëm dhe Bizë.
Nëpërmjet faqeve të këtij libri me karakter studimor e shkencor autori ka për qëllim të ndriçojë disa ngjarje të panjohura të historisë së arsimit në tërësi dhe atij fillor në Ishëm e Bizë të rrethit Durrës.
Faktet janë mbështetur në dokumente arkivore e faksimile të gjetura në Arkivin Qëndror të Shtetit Shqiptar, Fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Fondi i Prefekturës së rrethit Durrës, si dhe në shkrime e libra të shumtë në fushën e arsimit.
Studiuesi ka marrë përsipër që nëpërmjet fakteve e argumenteve të zbardhë e të sjellëme vërtetësi informacione të reja për arsimin në këtë krahinë. Dhe konkretisht për shkollën fillore Ishëm, që u hap me 4 mars 1913, si shkollë e parë në rrethin e Durrësit, si dhe për shkollën fillore Bizë që është hapur në vitin 1916. Shtjellimi me hollësi i këtyre dy ngjarrjeve, konsiderohen si dy risitë kryesore të këtij botimi.

"Arsimi në krahinën e Ishmit 1912-1944", publikohet libri i

Ky studim trajton rrënjët e arsimimit dhe mund të shërbej si bazë për të studiuar arsimin për periudha të tjera të historisë së zhvillimit të tij, në këtë krahinë. Angazhimi i studiuesit e poetit Agim Lika le të jetë një shtysë për të vijuar grupet e punës dhe autori, si dhe Bashkia Durrës e Drejtoria Arsimore, punën, për studimin e etapave të tjera të historisë, për zhvillimin e arsimit, pas vitit 1944 e në vijim, për t'u shfrytëzuar nga shkollat dhe të mbetet si një model për të njohur më mirë arsimin dhe në krahinat e tjera të rrethit Durrësit. Kjo sigurisht kërkon investim, ndaj intsitucionet përkatëse, nosur nga ky studim i pari e këtij lloji të pasohet me studime të tjera për arsimin në Prefekturën e Durrësit.

Ky libër është aktualisht në duart e lexuesit. Jo pa qëllim autori e ka nisur me një thënie filozofike të Eugen Ware që thotë: "Çdo lavdi vjen nga guximi për të filluar" dhe ai gjithmonë ka guxuar, vazhdon të guxojë dhe falë vullnetit dhe këmbënguljes së tij përligjin një studim për arsimin që kush ka dëshirë të njohë me detaje problematikën, ai tashmë gjen me këtë libër të botuar dhe së shpejti do të bëhet pjesë e bibliotekave të qytetit të Durrësit. "Ky studim, sikurse shprehet autori Agim Lika, e përligj më së miri këtë gjë për të njohur zhvillimin e arsimit në krahinën e ishmit, për periudhën 1912-1944".

Ky studim për herë të parë trajton shkollën fillore të Bizës, e cila e ka zanafillën e saj shumë herët që nga viti i largët 1902 (P.Seferin Lusha). Në këtë studim autori ka treguar kujdes për të qëndruar larg çdo interpretimi, shpeshherë dhe shtrembërimi që i është bërë, jo vetëm punës, por dhe vazhdon ti bëhet figurave të mësuesve, (qofshin këta dhe mësues feje) që kanë udhëhequr arsimin në këtë periudhë. Secili nga kapitujt copëzohet në periudha më të vogla sipas ngjarjeve dhe zhvillimeve të kohës. Një rëndësi të veçantë i është kushtuar pasqyrimit të statistikave të sakta në lidhje me numrin e nxënësve sipas rendeve (klasave), meshkuj femra në të dy shkollat fillore, të ilustruara me faksimilet përkatëse, ç'ka i jep studimit vlerën e shtuar dhe origjinalitetin e tij historik.
Me kujdes të veçantë janë trajtuar ligjet, vendimet, urdhrat, qarkoret që janë miratuar për arsimin, gjatë kësaj periudhe 1912-1944. Përmbajtja e këtij studimi ka ndjekur kronologjinë e zhvillimeve të kohës për periudhën që është trajtuar në të.

Fakte interesante dhe të panjohura deri më sot që përcjellim në këtë studim, si ato që lidhen me hapjen e shkollës fetare në gjuhën shqipe në Bizë, në periudhën 1889-1907. Datën e hapjes së shkollës fillore në Ishëm më 4 mars 1913, ndërsa në vitin 1916 kemi hapjen e shkollës fillore në Bizë. Kjo e fundit është risi, pasi për shkollën e Bizës nuk është folur dhe shkruar nga autorët Ishmakë deri më sot.

"Arsimi në krahinën e Ishmit 1912-1944", publikohet libri i
Për hartimin e këtij studimi autori ka shfrytëzuar në maksimum një duzinë librash të botuar për arsimin ndër vite, përfshirë fondet e Arkivit Qendror të Shtetit, Fondi i Ministrisë së Arsimit 195 dhe 295. Fondi i Prefekturës Durrësit: 235.

Fletoret zyrtare (1912 -1944). Shënimet autentike të "Mësuesit të Popullit", Sulejman Zalla, i cili ishte mësuesi i parë që dha gjuhën amtare, në Ishëm, në periudhën mars 1913 deri në gusht 1918.

Dy janë risitë e këtij studimi: e para saktësohet përfundimisht si datë e hapjes së shkollës shqipe në Krahinën e Ishmit që është 4 mars 1913 dhe, e dyta: hidhet dritë në lidhje me shkollën e Bizës.

Nëpërmjet këtij studimi autori thotë se ka dashur të japë një kontribut modest në shërbim të arsimit në vendlindje dhe për gjithë krahinën e Ishmit. Me punën e tij, padyshim i ka bërë një shërbim shumë të mirë vendlindjes dhe komunitetit që jeton në krahinën e Ishmit, për të njohur rrugëtimin e zhvillimit të arsimit nga viti 1912 deri në vitin 1944.

"Arsimi në krahinën e Ishmit 1912-1944", publikohet libri i

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH