Multimiliarderi Elon Musk deklaroi se kompania e tij Starlink ka filluar të ofrojë shërbimin e saj në Shqipëri. Musk e dha lajmin ditën e sotme në rrjetin social X, kompani të cilën gjithashtu ai e zotëron.
Elon Musk, i njohur si një nga njerëzit më të pasur në botë, gjate një takimi fundvitin e kaluar me kryeministrin Edi Rama ka shprehur dëshirë e tij për të vizituar Shqipërinë.
“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurt që s’do pendohesh”, ka qenë përgjigjja e kreut të qeverise shqiptare.