Shqipëri

Mbërrin në Durrës superjahti i bosit të Tottenham

Shkruar nga Liberale

Mbërrin në Durrës superjahti i bosit të Tottenham

Në portin e Durrësit ka nisur sezoni jahteve dhe kroçerave.

Këtë të shtunë aty u ankorua superjahti luksoz i pronarit të Totenham, Joseph Lewis që vlerësohet rreth 250 milionë dollarë.

Jahti luksoz “Aviva” është nga më të gjatët në botë dhe pritet të qëndrojë disa ditë në Durrës.

Një ditë më parë në Durrës qëndroi edhe jahti “Art Explorer”.

Kryeministri Rama thotë se ai do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH