Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 16 janar 1999, përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku
Hajdaraga: Ushtria do të mbrojë kufijtë e Shqipërisë
TIRANE Deklarata e ministrit jugosllav te Puneve te Jashme është vazhden e shpitjeve te vazhdueshme qe Beogradi ka ndermarre kundër Shqipërisë dhe politikes se saj ne Kosove. Keshtu theksohet ne deklaraten e ministrise shqiptare te Mbrojtjes, lidhur me deklaraten e bërë nga ministri i Jashtem jugosllav se "Shqiperia eshte nje strehe e terrorizmit nderkombetar, kryesisht islamik dhe nje trampoline per infiltrimet ne Jugosllavi" dhe se "Ushtria jugosllave ka te drejte dhe detyre te luftoje per te mbrojtur me ven- dosmeri kufijte e saj.
Ministria e Mbrojtjes, duke hedhur poshte keto akuza, thekson se kjo eshte pjese e nje strategjie per te fajesuar Shqiperine para opinionit publik nderkombetar per situaten e rende e ne prag lufte te pergjakshme ne Kosove te përgatitur nga regjimi serb. Deklarojme me pergjegjesi se ne Shqiperi s'ka as terroriste e as baza te tyre, por vetem shqiptare te debuar forcerisht, duke i vrare, masakruar e djegur ne menyre barbare pa dallim nga policia e ushtria serbe, theksohet ne deklaratën e ministrise shqiptare te Mbrojtjes.
Barbaritë serbe ne Kosovë mbi popullsine e pafajshme tashme janë te njohura botërisht. Kjo situate e rende ka sjelle si pasoje angazhimin maksimal te tere opinionit e organizmave nderkombetare. Duke theksuar edhe njehere se ne jemi per nje zgjidhje politike e paqesore te problemit, bejme te ditur se ushtria shqiptare ka marre e do te marre te gjitha masat e du- hura per te forcuar gatishmerine luftarake jo vetem ne veri, por ne te gjithe vendin. Integrimi i saj ne strukturat euroatlantike tashme eshte nje realitet qe shpreh ne menyre te qarte nivelin, cilesine dhe kapaci- tetin ne rritje te ushtrise sone.
Ajo eshte e gatshme e do te kryeje pa hezitim detyren e saj themelore, ruajtjen e integritetit te Shqiperise. Forcat tona te armatosura jane teresisht te motivura ne detyrën e tyre ndaj atdheut, perfundon deklarata e ministrise se Mbrojtjes.