Në foto nga e majta, Ministri i Brendshëm Musa Juka dhe komandant i Xhandarmërisë, gjeneral Jocelyn Percy, gjatë një ceremonie në vitin 1934
Më 10 mars 1885, në Shkodër lindi Musa Juka, djali i katërt i gjashtë fëmijëve të Zyberit dhe Hava Bekteshit.
Musa Juka ka qenë kryetar i bashkisë së Shkodrës për tetë vite, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhave 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927 dhe 11 nëntor 1933 - 16 tetor 1935 si dhe ka mbajtur poste të tjera ministrore deri më 7 prill 1939, kur edhe u largua nga Shqipëria dhe jetoi në mërgim deri kur vdiq në vitin 1955.