Shqipëri

Nga Agim Lika: Një përmbledhje  e shkurtër e vlerësimeve, në lidhje me librit tim të ri: "ARSIMI NË KRAHINËN E ISHMIT 1912-1944"

Shkruar nga Liberale

Nga Agim Lika: Një përmbledhje  e shkurtër e

Po e nis këtë përmbledhje me një thënie të Bill Klinton, i cili ka thënë: "Vendimet e grupit janë më të mira se të një Gjeniu..." Kjo thënie është në koherencë të plotë me komentet e  mëposhtme:

Studiuesi, historiani "Fisnikëria e Tiranës" Xheladin Subashi: 

Botimet tuaja janë një vlerë e shtuar dhe shembull kurajues për Ishmin plot histori.

Nuk mund të ketë shërbim më të  mirë për vendlindjen tuaj se sa me këto botime të arrira.

Profesore Dr. Diana Shehu:

Nuk e mendoja që do të ishte një takim prezantues i mrekullueshëm dhe mbresëlënës. Patjetër kjo i dedikohet Agimit, i cili si ushtarak dhe pedagog kishte organizuar çdo gjë perfekt deri në detaje dhe me personat e duhur. Një takim nga i cili largohesh me shumë mbresa dhe mbetet një përvojë e vyer për të gjithë pjesëmarrësit. Në përfundim dua të them se me vullnet, këmbëngulje, pasion dhe dashuri për njerezit, vendlindjen arrihet gjithçka deri në përsosmëri. Nuk po ndalem më tej për studimin, për faktin se unë i shpreha mendimet e mia në promovimin e librit. Mbetem me shpresë se vlerësimin dhe gjykimin për librin do ta bëjnë banorët e krahinës Ishmit.

Profesor Asoc. Dr. Bernard Zotaj:

Libri për arsimin në krahinën e Ishmit pasqyron perpjekjet dhe rolin e veçantë të  atdhetarëve të mençur në historine e arsimit, të ndërthurur natyrshem me rolin e edukatës popullore të kësaj zone. Është një libër historik që mbështetet në burime arkivore dhe hulumtime shkencore, një pasuri e çmuar që dhurohet për krahinën e Ishmit.

Dr. Shkëlqim Sirika:

Urime! Për t'u përgëzuar shkrimi historik i autorit bazuar në fakte dhe dokumenta të kohës. Libri është shkruar duke iu përbajtur shkrimit akademik. Në vetvete ky libër mbart përshkrim historik, por bën dhe histori kur pasqyrohet dhe analizohet për publikun.

Kryetari i njësisë administrative Ishëm, Kadri Gjyli:

Libri  “Arsimi në Krahinën e Ishmit 1912-1944” është një risi për krahinën e Ishmit dhe jo vetëm. I cili është i bazuar në dokumenta arkivore, gjë që e bën atë të veçantë dhe të llojit të vet. U bëj thirrje të gjithë banorëve të fshatrave të Ishmit ta kenë këtë libër në shtëpitë  e tyre. Urime autorit të librit për këtë dhuratë të çmuar.!

Kryetari i OJF “Ishmi” Isuf Shehu:

Libri “Arsimi në Krahinën e Ishmit 1912-1944”, është  me shumë vlera për krahinën e Ishmit. Autori i librit na sjellë dy risi me këtë libër, e para saktësohet data përfundimtare e hapjes së shkollës parë shqipe në Ishëm, më 4 mars 1913 dhe e dyta hidhet dritë për shkollën e Bizës. Autori është mbështetur tërësisht në dokumente arkivore, gjë që e bën këtë studim të pakundërshtueshëm.

Urime dhe suksese në botime të tjera historike në shërbim të Krahinës tonë Ishmit tonë të bukur!.

Drejtori i shkollës së mesme “Rexhep Mezini” Altin Dervishi”

Kam patur fatin ta lexoj këtë libër, pasi autori ma ka dërguar në PDF. Në gjykimin tim libri është hartuar bukur, i mbështetur fort në fakte gjë që e bëjnë atë origjinal dhe i japin vlera të padiskutueshme. Ne kemi qenë pjesë e promovimit të librit dhe të veprimtarive të tjera në shkollën tonë në lidhje me njohjen e librit. Urime dhe suksese autorit të librit!

Drejtori i shkollës 9-vjeçare "Preng Simoni" Draç, Vitor Plaku:

Ju shpreh  vleresimet e mija më të mira për botimin e librit "Arsimi  në Krahinën e Ishmit 1912-1944", një libër me mjaft vlera për bashkëjetuesit e sotëm dhe për brezat që do vijnë. Një libër i cili është shkruar mbi bazën e dokumenteve të kohës, me një vërtetësi si drita e diellit. Autori ka shkruar një realitet të jetuar nga brezat duke mos anashkaluar as një fakt dhe me një paanësi të admirueshme.

Për herë të parë ndryshe nga disa botues të krahinës sonë autori  hedh dritë dhe shkuan një realitet të kohës i cili ka qenë anashkaluar, siç është hapja dhe zhvillimi i arsimit në fshatrat Bizë, Draç, Shetaj, zonë kjo mjaft mikpritëse dhe arsimdashëse.

Prania e dy shkollave në një Krahinë prej 9 fshatrash tregon më së miri se kjo zonë përveç vlerave historike, ekonomike, turistike ka dhe një popullsi mjaft të kulturuar, mikpritëse, arsimdashëse për t'u admiruar.

Profesor Shpendi Topollaj:

Të shkruash një libër apo të promovosh atë për rrugëtimin e arsimit në vendlindje është më shumë se histori e nderim për ata mësues që dhanë gjithçka patën të shtrenjtë për të ndriçuar mendjet njerëzore. Por është gjithashtu një mirënjohje dhe respekt për punën e tyre në ato vite të vështira të ndryshimeve të shpeshta të qeverisjes.

Urime dhe suksese të mëtejshme "Ambasadorit për Paqes" Agimit!

Redaktori i librit: Profesor Kujtim Xhebexhiu:

Një libër me rëndësi të veçantë, sepse sjellë fakte të pakundërshtueshme dokumentare nga AQSH ( Arkiva qendrore e shtetit). Libri sqaron dhe dilema apo paqartësi datash, ngjarjesh dhe sjellë risi që as vendasit nuk i kanë ditur më parë.Përgëzoj Agimin që ndërmori një nismë të tillë studimore në fushën arsimore në krahinën e Ishmit !

Një libër me vlera, mbështetur në fakte të pakundërshtueshme, një model se si duhet punuar me libra të tillë studimorë, sidomos ata  historikë. Urime Agim!

Profesor Meçan Hoxha:

Së pari: libri është shumë cilësor në të gjithë  komponentët, është shkruar bukur, redaktuar dhe botuar me shumë cilësi.

Së dyti:  funksionon bukur dhe rrit vlerat e librit për çdo lexues, gërshetimi i zhvillimeve tërësore me ato lokale. Orientimet qendrore dhe ndikimi i tyre në shkolla vjen natyrshëm dhe tërheqës.

Së treti: referencat janë jo vetëm të bollshme, por dhe të përzgjedhura nga

dokumentet e shumta si dhe kujtimet, kur ka qenë nevoja.

Nga Agim Lika: Një përmbledhje  e shkurtër e

Poeti dhe gazetari  Nexhbedin Basha:

Në vlerësimin tim është një studim i mirëfilltë historike shkencor, ku hidhet dritë për një periudhë 31 vjeçare, të zhvillimit të arsimit, në Ishëm.

Ky libër që kemi sot në dorë, është punuar me kujdes dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe me profesionalizëm, icili  pasuron fondin e librit për arsimin jo vetëm në rang krahine, por edhe në rang rrethi e qarku. Për nga mënyra e punimit dhe metoda e ndjekur, vlera e këtij libri i kapërcen kufijtë e mësipërm.

Urime dhe suksese poetit dhe studiuesit Agim Lika!

Poeti  Urim Mezini:

Unë pata fatin të njihem pak me shpejt, se të botohej ky studim, falë miqësisë me autorin, poetin shkrimtarin e studiusin Z.Agim Lika.

Libri i tij më i ri "Arsimi ne Krahinen e Ishmit 1912 - 1944", tregon qartë, për ndjenjat e tij atdhetare e dashurinë e pakufishme për vendlindjen, gjë të cilën e kemi hasur shpesh edhe në vargjet e tij.

Në këtë libër,  të detajuara, faktuara e të dokumentuara dhe është hedhur dritë në errësirën e deritanishme, qoftë për datën e saktë të hapjes së shkollës parë në këtë zonë, rrethanat në të cilën u hap kjo shkollë,  mësuesit e parë, mesimdhënien, emrat e nxënësve të parë e në vazhdim, deftesat me notat e nxënësve, etj. Në këtë studim del për herë të parë në zonën tonë, hapja e shkolles së Bizës që në studimet e mëparshme nuk është përmendur nga askush më parë.

Në fund dua ta falenderoj me zemër autorin Z. Lika, për punën e shkëlqyer dhe dhuratën e madhe që i ka bërë banorëve të Ishmit e me gjërë me këtë libër, të cilit i uroj të ketë suksesin e duhur drejt lexuesit.

Padiskutim libri ka vlera të jashtëzakonshme nga ana studimore, duke e pasuruar dhe ngritur në një nivel tjetër kulturën e historinë e Ishmit tonë të bukur!

Urime miku im, suksese të uroj në krijime e studime të tjera!

Nga Agim Lika: Një përmbledhje  e shkurtër e

Poetja Trëndafile Molla:

Një libër plot vlera historike, ku kritika letrare me të drejtë ka bërë një punë vlerësuese duke u bazuar në dekomenta dhe fakte! Një libër i tillë e ka vendin në bibliotekat e çdo lexuesi ishmak. Rrugëtim sa më të shpejtë në duart e lexuesit! Respekte penës suaj prof Agim Lika!

Poeti dhe shkrimtari Hashim Kërtusha:

Nga ana ime vlerësohsh si burim i pashtershëm me ujë të kulluar. Suksese!

Poetja MERITA KUÇI:

Urime dhe mbaresi kësaj pune të vlerë për arsimin në Ishëm e më gjerë!

Poeti Edmond Roda:

Ju jeni një vlerë e shtuar në pasqyrimin e vlerave dhe kulturës së trevës sonë.

Z. Kol Bushi:

Urime Agim! Ke bërë një libër me shumë vlerë për krahinën e Ishmit. E them pa frikë se libri juaj renditet në vend të parë për nga cilësia e informacionit që sjellë. Të uroj suksese gjithnjë në rritje si poet i ri që po afirmohesh!. Suksese.

Z. Aleksandër Paja:

Një punë voluminoze dhe e pa lodhur e autorit dhe studiuesit Agim Lika, e cila nuk ndalet vetëm në këtë studim të bazuar në fakte dhe dokumenta... Për ata që lexojnë dhe që kanë etje për kulturë dhe dije, Agimi i dhuron librin e radhës mjaft interesant dhe me vlera për krahinën e Ishmit. Urime dhe suksese të metejshme!

Znj. File Alla, mësuese në pension:

Suksese Agim për librat e bukur që keni shkruar për vendlindjen. Këta libra janë një thesar i çmuar për brezat e ardhshëm të asaj zone dhe jo vetëm.

Z. Gëzim Gjyli:

Urime dhe suksese te mëtejeshme në misionin tënd fisnik duke pasqyruar me mjeshtëri vlerat njerëzore dhe historike të zonës së mrekullueshme të ISHMIT.

Nënkolonel (R) Pajtim Abazi

Urimet më të mira Agim, për punën plot pasion që bën në botimin e librit tënd të fundit ku pasqyron dhe nxjerrë në dritë arsimimin gjatë viteve në zonen tuaj, plot tradita dhe kulturë. Të përgëzoj dhe të inkurajoj për suksese të mëtejshme!

Nënkolonel (R) Ilirian Zeqo

Puna juaj është një kontribut i çmuar në fushën e arsimimit dhe jam i sigurtë se do të frymëzojë dhe edukojë lexues të panumërt. Ju uroj suksese të vazhdueshme në përpjekjet tuaja dhe jo vetëm për studimin historik të arsimimit të krahinës së Ishmit.

Nënkolonel (R) MALIQ KULLA:

Të rifalenderoj edhe një herë poet për kontributin tuaj të vyer në shërbim të komunitetit të Ishmit edhe më gjërë. E lexova dhe e rilexova librin. Është me të vërtetë një thesar i vyer në fonotekën e kulturës shqiptare. Një shtysë për tjera botime të tjera. Urime dhe Suksese...

Po e mbyll këtë përmbledhje me një thënie të bukur të Albert Ajnshtajn, i cili ka thënë: "Nëse doni të bëni një jetë të lumtur, lidheni atë me një qëllim, jo me njerëz ose sende”. Qëllimi im është të kontribuojë për vendlindjen time.

/AGIM LIKA/

Nga Agim Lika: Një përmbledhje  e shkurtër e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH