Një nga mjekët më të dashur e të respektuar të qytetit të Lushnjes, Fatmir Dabulla, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të gjatë.
Doktor Mili, siç i thërrisnin lushnjarët dhe jo vetëm, për vite me radhë ka kontribuar në spitalin e Lushnjes i specializuar për sëmundjet e veshkave. Në duart e tij kanë kaluar me mijëra pacientë dhe doktori asnjëherë nuk i kthente mbrapsh, por gjente kohë ti shërbente të gjithëve me profesionalizëm e përkushtim. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse Doktor Mili ishte i dashur në komunitetin lushnjar dhe jo vetëm.
Ai do ti mungojë familjes së tij, dhe dy djemve, njëri prej të cilëve është një figurë shumë e dashur për sportdashësit, ish-futbollisti i Tiranës,Rezart Dabulla; si dhe djalit Idlir Dabulla, një prej sipërmarrësve më në zë në qytetin e Lushnjes. Por edhe ish-kolegëve të tij të spitalit dhe komunitetit të gjerë lushnjar.
Postimi i Rezart Dabullës:
Me hidherim te thelle njoftojme te gjithe miqte, dashamiresit dhe te afermit tane se pas nje lufte te veshtire me semundjen babai jone FATMIR DABULLA nderroi jete.
Gjate 74 viteve ne kete bote ai ishte nje njeri i perkushtuar ndaj profesionit te tij si mjek , ndaj pacienteve, familjes dhe te gjitheve atyre qe e kane njohur.
Doktor Mili sic e njihnin te gjithe e vleresonte jeten e tij dhe ate te te tjereve dhe luftoi deri ne fund per te. Prandaj kjo humbje e parakoheshme eshte goxha e rende.
Per ti bere nderimet e fundit pritja do te behet diten e shtune ora 11:00 e ne vazhdim ne shtepine funerale Sefa .
Dita e varrimit do te jete diten e Diel
( date 29/09/24) ora 11:00 ne varrezat e qytetit Lushnje
Me respekt familja Dabulla