Shqipëri

Tomorr Dyrmishi, ish-ushtaraku korrekt dhe poeti i talentuar!

Shkruar nga Liberale

Tomorr Dyrmishi, ish-ushtaraku korrekt dhe poeti i talentuar!


Tomorr Dyrmishi, një ish-ushtarak korrekt dhe për më tepër një poet i talentuar!

Tomorr Dyrmishi lindur më 21.12.1964, në Fier nga një familje punëtorësh me origjinë nga Skrapari, po kjo s'do të thotë se është "skraparlinj" siç i thonë në gjuhën popullore, pasi ka jetuar në Poliçan (Skrapar), në Fier dhe në Tiranë.

Pasi mbaroi arsimin tetëvjeçar në Piliçan,  vazhdoi studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake Skënderbej dhe në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë.

Ai është titulluar oficer aktiv në vitit 1986.

Në karrierën e tij ushtarake 10 vjeçare ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), në këto detyra:
1986 - 1988 istrutor stërvitje Brigade në Roskovec.
1988 -1991 Sekretar Rinie Brigade Roskovec.
1991-1994 Shef Shtabi Batalioni Roskovec
1994-1995 istrutor stërvitje për taktikën dhe armët e lehta në Brigadën e Artilerisë  Fier

Me ndryshimet e mëdha që pësoi FA  në 1996, ku u shkrinë reparte dhe struktura të ndryshme. Tomorri, u lirua nga FA, për t'u larguar më pas në emigracion drejtë Italisë, ku jeton dhe banon edhe sot.

Pasioni për letërsinë dhe në vecanti për poezinë, ka qënë pjesë e shpirtit të tij që në të ri, kur edhe ka shkruajtur disa poezi prej diletanti. Me largimin drejtë Italisë  Tomorri, humbi së bashku me shumë libra të biblotekës së vetë edhe një bllok shënimesh, ku kishte grumbulluar dorëshkrimet e tij poetike.

Në Itali me kalimin e kohës ju rikthye pasionit për poezinë. Ai sot ka arritur të shkruaj mbi 450 poezi një pjesë të të cilave i publikoi në vitin 2023, me vëllimin poetik "Shpirti i trazuar"

Bashkë me miqtë e vetë ishte një nga krijuesit e BShASh "Zëri i mërgimtarit"  si dhe kontribuoi në Shoqatën "Ura" të qytetit të Novara-s, në Itali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH