Aktualitet

Zhduket pa lënë gjurmë 16-vjeçarja në Lezhë, nëna ngre ALARMIN në polici: Ka dy ditë që është larguar nga shtëpia!

Shkruar nga Liberale

 

Zhduket pa lënë gjurmë 16-vjeçarja në Lezhë,

Një vajzë e mitur, 16 vjeçe është denoncuar e humbur në Lezhë, e cila prej dy ditësh ka humbur kontaktet me familjen. 

Ka qenë nëna e saj, e cila ka bërë kallëzimin në polici, duke thënë se e bija është zhdukur pa lënë gjurmë prej dy ditësh. 

Policia vendore njofton se ditën e djeshme është paraqitur në Komisariat gruaja me inicialet E. M., banuese në Lezhë, e cila ka informuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe. Rrethanat dhe detajet mbeten ende të panjohura, nëse e mitura është larguar pas ndonjë zënke apo pas ngjarjes fshihet ndonjë shkak dhe dinamikë tjetër.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH