Aktualitet

Zbulohet shtëpia e barit në Tiranë/ Arrestohen dy vëllezërit, e pëson dhe punonjësi i OSHEE-së

Shkruar nga Liberale

Zbulohet shtëpia e barit në Tiranë/ Arrestohen dy

Policia e Tiranës ka zbuluar gjatë një aksioni një ambient të përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Laknas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Llamba” u arrestuan dy vëllezërit, pronarë të “shtëpisë së barit” dhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Në pranga ranë 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht vëllezërit me iniciale Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, 66 vjeçari me iniciale Z. M., , pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në pranga u vendos edhe punonjësi i OSHEE-së, 29 vjeçari me iniciale E. P., për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH