Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Andi Shkullakun, duke e çuar në 5 numrin e të arrestuarve për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Andi Shkullaku u arrestua 3 dite më parë me urdhër të Prokurorisë së Korçës me akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas prokurorisë ai ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes ku u dhunua për vdekje Egli Proga, por u largua pa i dhënë dëshmi policisë.
Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës janë Denis Mece, Leonidha Guce, Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe Andi Shkullaku.
Prokuroria e Korçës pas marrjes dhe njëherë të provave pas ekspertimit te kamerave te sigurisë, pritet të bëjë dhe ndryshim të akuzës, të paktën të dy prej të arrestuarve.