
Një 62-vjeçar nga Lezha ka humbur jetën në spital ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh pasi u përplas teksa udhëtonte me motor.
Ngjarja ndodhi 1 javë më parë në fshatin Dragush, ku u përplasën motomjeti me drejtues shtetasin J. M., 75 vjeç, dhe motomjeti me drejtues shtetasin V. B., 62 vjeç, dhe për pasojë 62-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa 75-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Policia bëri me dije se shtetasi V. B. ka humbur jetën ditën e sotme, në spital, ku ndodhej prej datës 07.02.2025.
Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet hetimore.