Paraprakisht u tha se 26 vjeçari ishte përfshirë në një aksident me makinë.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kosovë, ku humbi jetën 26-vjeçari Ideal Halabaku.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Kaçanikut” në autostradën “Arbën Xhaferi”. Paraprakisht u tha se Halabaku ishte përfshirë në një aksident dhe në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kishte rënë poshtë urës.
Megjithatë, sipas një njoftimi të fundit, policia deklaron se i riu nuk ka ndërruar jetë nga aksidenti. Uniformat blu nuk japin detaje të tjera, teksa hetimet mbi ngjarjen vazhdojnë.