Policia e Tiranës ka goditur sot një grup që merrej me trafik të lëndëve eksplozive, ndërsa ka ndaluar 7 persona, mes të cilëve edhe disa shtetas nga Kosova.
Sipas policisë së kryeqytetit, trafiku i armëve dhe lëndëve eksplozive bëhej nga Kosova në Shqipëri.
Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni Policia ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive, ndërsa janë kryer kontrolle në Kamzë dhe në një godinë në zonën e Bathores.
Ndërkohë drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për medeit ka bërë publike rezultate e këtij operacioni.
Vocaj: Pas një pune hetimore 4 mujore, më 4 shkurt u godit një grup i strukturuar criminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga kosova në drejtim të Shqipërisë. Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.
Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.
Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.
Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.