Aktualitet

Tensione dhe akuza në fushatën zgjedhore në Lezhë. Përplasje, kërcënime dhe hetime penale

Shkruar nga Liberale.al
Tensione dhe akuza në fushatën zgjedhore në Lezhë.

Fushata zgjedhore në Lezhë është përfshirë nga tensione dhe incidente të shumta, ku protagonistë janë bërë figura të njohura të politikës lokale. Kandidati i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, është proceduar penalisht për shpifje, pasi në rrjete sociale akuzoi disa përfaqësues të Partisë Socialiste për përfshirje në blerje votash dhe intimidim të zgjedhësve.

Situata u përkeqësua më tej gjatë një incidenti fizik dhe verbal mes përfaqësuesve të PS-së, PD-së dhe Aleancës Euroatlantike. Në këtë përplasje ishin të përfshirë nënkryetari i Bashkisë Lezhë Fatjon Zefi dhe drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Andi Marku (të dy nga PS), si dhe Gjin Gjoni (PD) dhe Eduart Ndocaj (Aleanca Euroatlantike). Palët akuzuan njëra-tjetrën për bllokim të rrugës dhe tentativa për manipulim të votës.

Policia ndërhyri menjëherë dhe shoqëroi të gjithë të përfshirët në komisariat për marrje në pyetje. Ndërkohë, një 38-vjeçar u procedua për prishje të qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe kanosje ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Ngjarjet ndodhën një ditë pas një tjetër denoncimi serioz, ku familjarë të kandidates së PS-së për Lezhën, Klotilda Ndreca, pohuan se ishin kërcënuar me armë nga persona të dërguar nga Gjin Gjoni.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH