Aktualitet

Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë nga Vlora: Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh!

Shkruar nga Liberale

Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për

Në Ditën e Pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi e ku po viojnë festimet që prej orëve të mëngjesit. 

Në këtë 28 nëntor sot në Vlorë u mbajt edhe ceremonia solemne, ku të pranishëm kryeministri Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, si edhe Presidenti Bajram Begaj. Gjithashtu të pranishëm në Vlorë ishin edhe qytetarë të shumtë, të veshur kuq e zi, dhe me flamurin kombëtar.

Në Vlorë është i pranishëm edhe Nedim Kemal Vlora, stërnip i Ismail Qemalit, i cili dha një mesazh të veçantë. Ai uroi  Pavarësinë, duke theksuar se është më rëndësi që Shqipëria dhe shqiptarët të shohin drejt të ardhmes.

“112 vite por është si të jetë viti i parë, të paktën për mua, sepse emocioni teksa shoh të ngrihet flamuri është gjithnjë i njëjtë. Mbase, e njëjta që ka provuar gjyshi në vitin e largët 1912. Do të doja të bëja një urim për vendin. E shkuara është e shkuar tashmë të shohim drejt të ardhmes. Uroj që Shqipëria të mund të ketë një të ardhme të ndritur, gjithmonë e më të mirë, rroftë Shqipëria dhe shqiptarët, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH