Ndërsa fushata zgjedhore është drejt përfundimit, SPAK bën me dije "bilancin" e krimeve zgjedhore deri më datë 5 maj.
Sipas të dhënave të ndara për mediat, SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.
Njoftimi i SPAK:
Më poshtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
-Kallëzime nga subjekte politike
-Referime nga Policia e Shtetit
-Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
-Denoncime nga Platforma Online
-Denoncime nga qytetarët
-Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
-Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
-Janë regjistruar 35 procedime penale.
-Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht t ë iniciuara nga SPAK.