Aktualitet

Turisti amerikan vret bashkëshorten/ Pronari i banesës flet për krimin tronditës në Shkodër

Shkruar nga Liberale.al
Turisti amerikan vret bashkëshorten/ Pronari i banesës flet për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mëngjesin e së premtes, ku policia ka arrestuar një shtetas amerikan 58-vjeçar, Brendon Saporito, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij në një banesë të marrë me qira. Në momentin e krimit, Saporito ka qenë në gjendje të dehur dhe pas vrasjes ka tentuar të dëmtojë edhe veten.

Çifti amerikan kishte vetëm një ditë që kishte mbërritur në Shkodër dhe po qëndronin në një banesë të marrë me qira. Ishte pikërisht pronari i banesës ai që zbuloi ngjarjen tragjike dhe njoftoi menjëherë policinë.

Sipas dëshmisë së tij, gjatë gjithë natës çifti kishte debatuar ashpër, aq sa ai ishte detyruar t’u tërhiqte vëmendjen disa herë për shkak të zhurmës së madhe që krijonin. Mëngjesin e së premtes, pas dyshimeve të forta, ai ka hyrë në banesë dhe është përballur me skenën e rëndë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH